Shumica prej jush i adhurojnë picat dhe me siguri i konsumoni shpesh pavarësisht se janë ushqim jo i shëndetshëm, shkruan revistawho.com.
Tashmë është zbuluar mënyra se si me disa hapa të thjeshtë mund ta bëni edhe picën të jetë një vakt i shëndetshëm.
Ja cilat janë mënyrat se si mund ta bëni picën një ushqim të shëndetshëm
Disa këshilla të vlefshme:
Mos ha nga kutia që vjen pica
Fute në një pjatë atë pjesë që do konsumosh. Në këtë mënyrë truri do të ketë ndjesinë e ngopjes.
Porosit një picë të hollë
Këto pica kanë më pak kalori.
Prije në copa të vogla
Sa më të vogla të jenë copat aq më kollaj do mund ta gënjesh trurin tënd. Në këtë mënyrë do hash më pak, do ngopesh më shpejt.
Hiqi të gjithë ingredientët që kanë kalori
Mbaj më të shëndetshmit ose shto të shëndetshëm kur nuk ka.
31.01.2018