Pezullohet aktiviteti i 12 guroreve në Krujë, Klosi paralajmëron aksion në të gjithë Shqipërinë…
Është pezulluar aktiviteti i 12 guroreve në zonën e mbrojtur Krastë-Vrion të cilat shfrytëzonin malin e Krujës prej 30 vitesh.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministi i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një konferencë për mediat, i cili deklaroi se pas hetimit një mujor, task-forca e ngritur nga katër ministri, propozoi revokimin e lejeve për 12 subjektet e fundit që ushtrojnë aktivitetin e guroreve në malin e Krujës.
Ministri Klosi tha se guroret në malin e Krujës do të zhvendosen në një vend tjetër, ndërsa paralajmëroi se në zbatim të legjislacionit në fuqi të verifikohet dokumentacioni i guroreve në të gjithë Shqipërinë.
Aksionet për mbyljen e guroreve ndër vite janë shoqëruar me incidente pasi pronarët dhe punonjësit e këtyre guroreve nuk kanë lejuar mbylljen e tyre me pretendimin se kanë lidhur ekonominë e familjes me këtë biznes.
Elona Tereziu
04.03.2019