Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, të premten ka kritikuar kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Petrit Vasili kritika kundrejt Ruçit dhe Manastirliut.
Kritikat e tij shkuan për shndërrimin e dy institucioneve në zgjatim të Kryeministrisë.
Përmes një shënimi në Facebook, Vasili shkruan për administratën e Gramoz Ruçit dhe për ministren Manastirliu.
Administrata ka vetëm deputetë socialistë, pasi parlamenti ka vetëm 74 deputetë.
Ai thekson se ky është një skandal i padëgjuar më parë.
Pasi administrata e Kuvendit të Shqipërisë është në shërbim të plotë vetëm të grupit të deputetëve socialistë dhe është thjesht një zgjatim i tij.
Më tej, Vasili shprehet se Manastirliu nuk e di që Kuvendi ka 140 deputetë.
Institucionet nuk janë pronë e kryeministrit dhe e socialistëve, por e popullit shqiptar.
Sipas tij, në mënyrë të turpshme Manastirliu njofton për të vizituar së bashku me të jetimoret, azilet e etj, vetëm deputetët socialistë, Gramoz Ruçin dhe Vasilika Hysin.
Por nuk njofton dot as nënkryetarin tjetër të Kuvendit, Edi Palokën dhe as deputetët e tjerë të Kuvendit, pasi ata janë armiq.
Dashurinë e pakufijshme për kryeministrin dhe partinë ka plot forma për t’a treguar.
Kjo që bëjnë është vetëm shëmti politike dhe morale.
Ai thekson se ky është drejtimi i ri i Kuvendit të Shqipërisë, pra thjesht një zgjatim i kryeministrisë.
Sa turp për shkollëpakun, që i uli deri në këtë nivel dhe që gjoja kërkon dialog me opozitën.
www.lajm-shqip.com