Dalin detaje të reja rreth sasisë së drogës të sekuestruar ditën e djeshme në një mjet furgon. Burime bëjnë me dije se sasia e kapur mendohet të jetë rreth 570 kilogramë . Aksioni antidrogë u zhvillua në afërsi të Pikës së kalimit Kufitar të Qafë Thanës . Po të njëjtat burime thonë se 7 persona janë arrestuar deri tani . Ndërsa një është shpallur në kërkim.
Peshohet sasia e drogës në furgonin e bardhë, ishte fshehur në…
Mjeti me targë AA 356 NA që po transportonte më shumë se gjysëm tonelate drogë. Mjet i cili rezulton të jetë në pronësi të një biznesi nga Qarku i Fierit . Burime te rezervuara bëjnë me dije se sasia e drogës do të kalohej në shtetin e Maqedonisë. Ndersa ende nuk dihet destinacioni përfundimtar i drogës. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit si dhe disa persona të tjerë. Lënda narkotike ishte fshehur në shasinë e një e furgoni mallrash me ngjyrë të bardhë. Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë trafikim droge.
Ledjona Xheladinaj
22.11.2018