Pesë krimet më makabre të një qyteti të vogël Juglindor. Një qytet i vogël shënon në kalendarin e jetës së tij, pesë ditët më të zeza.
Pesë krimet më makabre të një qyteti të vogël Juglindor.

Në Librazhdin paqësor e të urtë, do të shënoheshin pesë krimet më monstruoze. Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk ka përfunduar me hakmarrje apo gjakmarrje. Autorët janë identifikuar dhe kanë marrë dënimin e merituar sipas ligjit.
15 shkurtit 2010
I biri masakron me sëpatë të ëmën
Ngjarja në fshatin Prevallë. I biri masakron me sëpatë të ëmën. Haki Miska, 53 vjeç, ka qëlluar të ëmën me një sëpatë. Më pas është zhdukur në drejtim të paditur. Është bërë zbardhja e plotë e vrasjeve të kryera prej tij në 15 vite. Ai ekzekutoi të ëmën më 4 shkurt të vitit 2010. Gjatë pyetjeve në polici , autori hodhi dritë mbi 3 ekzekutimet e kryera në 15 vjet. Odiseja e krimeve të tij, kish nisur me dyshimet për tradhti nga ana e së shoqes, Mimoza Miska, 32 vjeçe. Haki Miska. Ka pranuar ekzekutimin e saj . Viktimat e radhës ishin, Qamil Luka, Gani Bruku dhe nëna e tij, Dije, 70 vjeçe.
11 shtatorit 2012
Masakroi nënën e dy fëmijëve
Prokurori i çështjes, kërkoi dënimin me 19 vjet burg për Çelnik Meleqin. Në shtator të 2012 ekzekutoi Fatjona Sulën, 24 vjeçe, nënë e dy fëmijëve. Kufoma u gjet 100 metra poshtë doganës së Qafë Thanës. Sipas policisë, nëna e dy fëmijëve pasi është goditur me gurë në kokë. Poshtë urës është tërhequr zvarrë për rreth 100 metra. Më pas është hedhur në disa shkurre. Kufoma, gjysmë e zhveshur, u gjet nga një bari i zonës.
Dyshohet se viktima mund të ishte goditur rreth mbrëmjes së 11 shtatorit 2012. Kufoma është gjetur pasditen e 12 shtatorit 2012. Autori i krimit Çelnik Maliqi nga fshati Rrajcë e Librazhdit ka pranuar se ka vrarë Fatjona Sulën. Sipas autorit , viktima tek vendngjaria, është çuar me një makinë tip “Golf”. Pas aktit seksual , është kryer edhe krimi makabër. Viktima do t’I kërkonte 50 mijë lekë të vjetra për të ushqyer fëmijët e saj.
17 mars 2013
Ardian Prrenjasi, rrëmbeu dhe vrau të miturin
Në 17 Mars, 2013, 45 vjeçari Ardian Përrenjasi dëshmonte në polici. Kreu rrëmbimin e një 10 vjecari. Më 2012 kishtë rrëmbuar një tjetër fëmijë. Më pas e kishte vrarë, 11 vjecarin, Julian Çela. E kishte vrarë të njëjtën ditë që e kishte rrëmbyer. Trupin e kishte hedhur në një kazan plehrash pranë shtëpisë. Por trupi i djalit nuk u gjend kurrë.
25 janar 2014
I riu përdhunon nënën e tij
Një ngjarje përtej imagjinatës. Një djalë ka përdhunuar nënën e tij. Policia ka identifikuar e arrestuar 27-vjeçarin, Astrit Miska. Ka abuzuar seksualisht me nënën e tij 54-vjeçare. Ngjarja në fshatin Dardhë të zonës së Hotolishtit. Pas denoncimit, policia ka vënë në pranga të akuzuarin, Astrit Miska.
1 Maj 2014
Nëna mbyt me jastëk foshnjën 2 muajshe !
Një ngjarje e rëndë në fshatin Kuturman. Një nënë 30- vjeçare ka mbytur foshnjen e saj 2- muajshe me jastëk . Pas hetimeve është zbuluar se fëmija është mbytur. Dyshohet se gruaja konfliktohej shpesh me të shoqin emigrant, për atësinë e fëmijës. I ati nuk e kishte pranuar atësinë. Sipas grupit hetimor, ky shkak e kanë çuar 30-vjeçaren, Orjana Lleshi, drejt aktit ekstrem.
Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi