Aktori kosovar Enver Petrovci në një intervistë të dhënë për gazetën serbe “Kurir”, ka habitur jo pak në lidhje me atë se çfarë ka deklaruar për ish-Jugosllavinë.
Petrovci nuk është frikësuar aspak të thotë gjëra që njerëzit në moshën e tij i përshpërisnin nën zë në Prishtinë.
Deklarata të tipit; se dikur në Beograd është ndjerë shumë më i lirë se sa sot në vendlindjen e tij, të cilën e quan një diktaturë.
Jetojmë në diktaturë. S’ke siguri nëse flet diçka kundër pushtetit. Menjëherë gjendesh në listën e zezë, s’ke punë. Thjesht, nuk ekziston,-ka deklaruar ai për “Kurir”.
Përgjatë intervistës së dhënë, Petrovci ka folur me nostalgji për ish-Jugosllavinë dhe me admirim për liderin e saj Josif Broz Titon, i cili arriti të ndërtonte një shtet serioz, shkruan Opinion.al.
Sipas tij, Europa e sotme po kopjon modelin titist, ku jetonin të lumtura në bashkëjetesë edhe myslimanët dhe katolikët, por edhe ortodoksët në kohën kur ai punonte aktor teatri dhe filmi në Beograd.
www.lajm-shqip.com