Përshëndetja me dy gishta (V), ja nga e ka origjinën…
Shenja me dy gishta në formë V-je ka disa kuptime.
Ky gjest kujtohet nga shumë njerëz të jetë përdorur nga Presidenti amerikan Richard Nixon, si dhe Winston Churchill, i cili e përdorte atë si shenjë për fitoren. ( fitore-victory)
Përshëndetja me dy gishta (V), ja nga e ka origjinën…
Churchill e ndryshoi drejtimin e V-së, duke e treguar pëllëmbën e kthyer së jashtmi. Ky ndryshim u bë pasi Churchill kërkoi të shmangte konotacionet e turpshme që simboli kishte në Britaninë e Madhe, nëse performohej me pëllëmbë drejtuar për së brendshmi.
V-ja u bë simbol i paqes në vitin 1960.
Dhe sot, ky simbol përdoret pikërisht si një shenjë paqeje, shenjë e përshëndetjes së njerëzve të njohur, etj.
Nga ç’dihet shenja V u përdor për herë të parë nga një harkëtar britanik. Konkretisht, përdorimi i saj u has pas fitores së Betejës së Agincourti-it në vitin 1415.
U përdor pikërisht pas fitores sepse një harkëtar francez e kishte kërcënuar se do t’ia priste të dyja gishtat, të cilat mbanin harkun, dhe me demostrimin e dy gishtave në formë V-je harkëtari britanik tregoi se ishte fitimtar dhe i padëmtuar nga armiku.
www.lajm-shqip.com