Të jesh në shenjën e binjakëve, do të thotë se ju reagoni shpejt ndaj aksioneve, jeni elokuent në të folur, tepër diplomatik dhe burim i pashtershëm i ideve të reja.
Nuk lejoni që fjalët e të tjerëve për ju të kalojnë pa i vërejtur.
Ja përse Binjakët janë shenja ideale e horoskopit…
Mundoheni të bëni çmos që të jeni të kënaqur në jetë.
Doni të provoni sa më shumë gjëra që është e mundur.
Në çdo moment jeni në kërkim të gjërave të reja që doni t’i bëni.
Zakonisht doni të provoni disa gjëra në të njejtën kohë, ku përfshihen hobi të ndryshme, dashnorë dhe karriera.
Shkruarja e letrave, bisedat e gjata telefonike dhe dërgimet e e-mail-eve, janë mënyrat më të mira dhe ato më të përdorura, kur doni të jeni në kontakt me të tjerët.
Zakonisht hasni në probleme sepse reagoni shpejt dhe gjykoni në mënyrë të gabuar.
Harroni t’i shihni faktet, para se të reagoni.
Mosdurimi juaj ndaj atyre që nuk janë të shpejtë sikurse ju, është një mangësi e juaja.
Motoja:
Unë mendoj.
Karakteristikat:
I shpejtë, i zhdërvjellët, kureshtar, komunikues, i shoqërueshëm, i aftë.
Bën disa punë njëkohësisht.
Në fytyrë mban maskë. E do dijen vetëm për vete. Ke pamje rinore dhe shpirt të ri.
Planeti:
Mërkuri
Profesioni:
Jurist, ekonomist, matematikan, shkrimtar, shkencëtar, shahist, basketbollist, artist, spiker, mësues, postier, tregtar, nëpunës, zanatçi, botues, gazetar.
Mangësia:
Sipërfaqësor dhe naiv.
09.02.2018