Ylli i televizioneve, këngëtarja, aktorja dhe trashëgimtarja e hoteleve ‘Hilton’, Paris Hilton ka marrë propozim për martesë ndërsa bënte ski.
Paris Hilton drejt altarit.
Paris është fejuar me aktorin e modelin Chris Zylka.
Ata kanë 2 vite që dalin me njëri-tjetrin, shkruan oranews.
Lajmi është konfirmuar nga këngëtarja në rrjetet sociale
Unë kurrë nuk jam ndjerë kaq e lumtur, e sigurtë dhe e dashuruar.
Ai është i përsosur për mua dhe më tregoi se përrallat ekzistojnë vërtet.
Çifti ishte në një udhëtim në Aspen, Kolorado, kur Zylka u ul në një gju dhe e pyeti nëse dëshirontë të martohej me të.
Zylka, i cili luajti në dramën amerikane The Leftovers, u takua me Hilton tetë vite më pare ndërsa u lidhën vetëm para dy vitesh.
www.lajm-shqip.com