Përplasja fatale e 31 automjeteve në Kinë shkakton vdekjen e 15 personave… Përplasja e 31 automjeteve në një autostradë në veriperëndim të Provincës Gansu në Kinë shkaktoi 15 të vrare dhe 44 të plagosur. Ekipet e shpëtimit thanë se një kamion i rëndë humbi kontrollin. Më pas u rrëzua në korsinë e automjeteve të vogla, teksa prisnin në një stacion pagesash në autostradën Lanzhou-Haikou në orën 7:21. Stacioni i taksave është afër Lanzhou, kryeqyteti i Gansu.
Përplasja fatale e 31 automjeteve në Kinë shkakton vdekjen e 15 personave…
Shoferi i kamionit i tha autoriteteve, se frenat e tij dështuan teksa po zbriste në një dyshezë në afërsi të stacionit të pagesave. Agjensia shteterore e lajmeve kineze Xinhua citon se ngjarja me pasoje bilancin tragjik ndodhi mbremjën e së shtunës. 44 të plagosurit u dërguan për mjekim të specializuar në qendrat më të afërta shëndetësore të vendit ku ndodhi aksidenti tragjik.
Erjona Keta
04.11.2018
Të ngjashme mund të lexoni: