Një 18 vjeçar ka rënë mëngjesin e sotëm në prangat e policisë. Përplaset me makinën, arrestohet motorrçiklisti pasi ishte edhe pa patentë.
Arrestohet motorrçiklisti pa patentë, pasi përplaset me makinën.
Përveçse pa patentë ai është përplasur me një makinë. Sipas burimeve policore është arrestuar në flagrancë E.Z., 18 vjeç banues në lagjen “Skënderbej”, Elbasan. Sipas burimit në fjalë, 18 vjeçari ka qenë duke drejtuar motorrçikletën e tij me targa EL 998 A, pa leje drejtimi.

Në lagjen “Viserjan-Xhuvani” ai është përplasur me një mjet tip “Opel”, me targa EL 8864 B. Ky mjet kishte drejtuese shtetasen SH.C., 49 vjeçe banuese në Elbasan. Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motorrçikletës. Burimet spitalore thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Elbasan.
Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi