Gjashtë të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje në rëndë, ka qenë bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Shkodër-Hani Hotit.
Ngjarja rrugore ka ndodhur në vendin e quajtur “kthesa e Shtojit” ku dy automjete, një tip “Alfa Romeo” dhe tjetra “Benz”, janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë Rajmond Smakaj 30 vjeç , Ardjan Kurti 31 vjeç dhe Ledio Zekaj 23 vjeç, që udhëtonin me “Alfa Romeon” kanë marrë plagë serioze dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, janë dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin ushtarak në Tiranë. Policia po punon për zbardhjen e motiveve të aksidentit.
17.02.2013
Burimi: Gazeta Shqip