Bashkia Përmet qe përfshihet në projektin ROMACTED të Këshillit të Evropës. Bashkia e qytetit të Përmetit është përzgjedhur si një ndër 7 bashkitë e vendit të përfshira në projektin ROMACTED të Këshillit të Evropës.
Kjo, për përmirësimin e qeverisjes demokratike vendore.
Për të vendosur linjat e bashkëpunimit institucional në kuadër të këtij projekti, dje e vizitoi Përmetin Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë. Z. Claus Neukirch.
Gjatë qëndrimit në Përmet u takua dhe shkëmbeu mendime me kryebashkiakun Niko Shupuli.
Qëllimi i kësaj vizite në Përmet, tha pas takimit Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë Zoti Claus Neukirch, ishte vendosja e bashkëpunimit institucional në kuadër të Programit të Këshillit të Europës “ROMACTED”.
Sipas kryebashkiakut Niko Shupuli: “Bashkia Përmet është përzgjedhur si një ndër shtatë bashkitë përfituese të Programit “ROMACTED”.
Objektivi i përgjithshëm i të cilit është të ndërtojë gatishmëri politike dhe angazhim të qëndrueshëm në nivel politikash të autoriteteve vendore. Kjo shërben për të nxitur qeverisjen demokratike vendore.

Programi i Bashkimit Evropian parashikon ngritjen e kapaciteteve, nxitjen dhe fuqizimin e komuniteteve të minoriteteve. Qellimi, për të kontribuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve dhe projekteve.
Engjell Serjani