Dy gra janë sjellë me helikopter në QSUT në Tiranë dhe njera prej tyre është futur direkt në sallën e operacionit.
Ajo ishte një 53-vjeçare nga fshati Noj i Krujës, fshat i cili është krejtësisht i mbuluar nga uji dhe u arrit të shpëtohej nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve në një terren tejet të vështirë. Zonja po i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale në Urgjencën e QSUT.
Një tjetër mision shpëtimi u krye para pak minutash në Zallbastar.
Një 39-vjeçare u transportua në QSUT me probleme akute intoksikimi.
Sakaq, ushtria ka ndërhyrë me helikopter për evakuimin e disa familjeve, që kishin mbetur të bllokuar nga përmbytjet në Mallkuç e Derven.
Ajo u evakuua nga Derveni me helikopterin e FA dhe me fëmijën e mitur, citon Opinion.