Përmbytjet në zonën jugore të Audes në Francë kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 5 personave. Prefekti i qeverisë lokale tha të hënën se në pak orë u regjistruan reshje shiu sa në disa muaj të mbledhur së bashku. Para se të fillonin operacionet e shpëtimit , helikopterët e shpëtimit po prisnin që moti të përmirësohej. “Ne kemi njerëz të bllokuar në çati. Do të duhet të përdorim helikopterë për t’i evakuuar ata, sepse nuk mund t’i arrijmë me anije, duke pasur parasysh forcën e ujit. Është shumë e rrezikshme, “- tha ai.
Përmbytje në Francë. 5 persona humbin jetën (VIDEO)
Niveli i ujërave në disa zona arriti deri tek dritaret e kateve të para të disa shtëpive dhe binzneseve. Vërshimet e papritura goditën pa paralajmërim. Të paktën një viktimë u zhduk nga ujërat gjatë kohës që ishte në gjumë. Nivelet e ujit u rritën ndjeshëm në pjesën e parë të ditës. Disa shkolla u mbyllën. Si pasojë e situatës së rëndë autoritetet lajmëruan banorët të qëndronin në shtëpi.Shirat e rrëmbyeshëm nuk janë të rrallë në Francë në këtë periudhë të vitit. Meteorologët kanë deklaruar se ujërat e ngrohta të detit përgjatë brigjeve të Mesdheut të Francës jugore mund të intensifikojnë shirat. Deri më tani sipas shërbimit meteorologjik shtetëror, 2018 regjistrohet si viti më i nxehtë i Francës që nga viti 1900.
Erjona Keta
16.10.2018