Në Korçë, ditën e sotme u mbajtë mbjedhja e shtabit, ku i pranishëm ishte dhe Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Ai foli rreth situatës alarmante që gjendet vendi jonë si dhe qarku i Korçës.
Fjalimi i Niko Peleshi:
Dëmi në Korçë më i vogël sesa do të ishte po të ishim dy vite më parë. Vendimi për decentralizimin i duhuri. Iu dhamë fuqi dhe përgjegjësi bashkive dhe kjo na u kthye pozitivisht. Nuk mund të quhet e mbyllur. Kemi edhe 2-3 ditë me rreshje edhe pse ato do jenë me intensitet të ulet do kërkoja vigjilencë maksimale. Jemi të gatshëm që t’u transferojmë bashkive edhe rezervuarët dhe kanalet që sot i ka bordi i kullimit. Të qartësojmë urgjentisht edhe çështjet e ndarjeve institucionale. Që nesër të nisë verifikimi dhe vlerësimi i dëmeve e kam kërkuar edhe shkresërisht në të gjitha instancat në vend.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj