Vrasja e 17 vjeçares Brisilda Gjikola, pasditen e djeshme në zonë e Laprakës, tronditi jo pak opinionin publik.
Me anë të një dedikimi prekës ka reaguar gjatë ditës së sotme edhe vëllai i saj në rrjetet sociale.
Teksa ka postuar foton e tij bashkë me motrën, ai shkruan se Brisilda ishte e gjithë bota për të., duke shtuar se nuk e priste që të kishte një humbje tjetër kaq të thellë.
“Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë. Mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani m’le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalë ngadalë. Ishe botë me vete për mu dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë. U prefsh në paqe dashuria ime, motra ime. Të du pafundësisht.R.I.P”, shkruan ai.
Elona Tereziu
27.12.2018