Një vajzë obeze, e quajtur Josephine Desgrand, ka humbur gjysmën e peshës së trupit të saj për 11 muaj.
Tani është aq elegante sa mund të futet së bashku me të dashurin e saj në xhinset e vjetra.
17 vjeçarja ja vuri fajin mungesës së aktivitetit fizik gjithashtu të ngrënit në porcione të mëdha.
E lodhur nga ngacmimet e në shkollë dhe talljet e vazhdueshme vendosi të nisë dietën.
Filloi të ndërpresë ushqimet me sheqerna dhe karbohidrate.

Josephine u shpreh për situatën e saj:
“Unë e dashuroj ushqimin. Ushqehesha në porcione të mëdha dhe e konsumoja ushqimin shpejt. Mamaja gjithmonë më thoshte të ushqehesha më ngadalë, pasi unë e përfundoja pjatën gjithmonë e para. Asnjëherë nuk kam qenë e interesuar që të bëja sport. E shmangja atë me çdo kusht”.
Më tej ajo vijon:
“Unë kam një familje të mrekullueshme. Kemi kaluar përvoja të paharrueshme së bashku. I vetmi problem për mua ishte pesha. E kisha tepër bezdi të bëja shopping. Duhej gjithmonë të shkoja tek dyqanet më të vjetra si Millers. Kjo gjendje po më bëntë të ndihesha depresive.
Mbaj mend një ditë kur pashë një foto timen në kohën që isha e dobët. Doja të kthehesha sërish me çdo kusht ashtu. Thjesht po prisja ditën që të zgjohesha me dëshirën për të bërë vrap dhe për të mos ngrënë ushqime me përmbajtje sheqeri.
Derisa një ditë vendosa të hulumtoja rreth mënyrave të rënies në peshë.
Shihja miqtë e mi elegantë që dukeshin aq bukur me rrobat e tyre dhe ndjeja zili.
Pasi e kuptoi se të priste motivimin do të ishte e kotë, vendosi të ndryshojë jetën e saj përgjithmonë”.
Ja çfarë bëri ajo për të ndryshuar rrënjësisht peshën dhe jetën e saj:
“Gjëja e parë që bëra është ndërprerja e sheqerit. Nuk konsumoja më ëmbëlsira dhe ushqime me shumë sheqer. Kisha provuar mjaft dieta, por nuk patën funksionuar. Bëra disa kërkime rreth sasisë së sheqerit që ndodhet nëpër ushqime. U habita se sa shumë e konsumoja unë atë.
Marrja e vendimit për ta ulur atë përmes dietës ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Në fillim e pata tepër të vështirë. Dy javët e para ishin të tmerrshme. Por më pas mu bë zakon.
Kam lexuar një artikull një ditë që thoshte se sheqeri është po aq problematik sa droga.
E besoj këtë gjë plotësisht”.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
08.03.2018