‘Pjata prej Druri’ ishte aktiviteti hapës për programin ‘ROMACTED’, program ky i financuar nga Këshilli i Evropës, përfitues i të cilit është edhe Bashkia Roskovec. Aktiviteti kombinoi elemente të muzikës Rome dhe shfaqje teatrale të cilat u interpretuan nga aktorë rom.
Përfaqësues nga Këshilli i Evropës në Roskovec për ‘Pjata prej Druri’, aktiviteti hapës i programit ‘ROMACTED’.
Në aktivitet ishin pjesëmarrës z. Claus Neukirch, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Z. Alessandro Angius, Delegat i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Bekim Murati, Drejtor i Drejtorisë së Vetëqeverisjes Vendore, Znj. Orsiola Kurti , Menaxhere Projekti, Z. Bledi Taho, Drejtor i Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri dhe Z. Sead Kazanxhiu, lehtësues i projektit “ROMACTED”.

Kryebashkiakja Znj. Majlinda Bufi gjatë fjalës përshëndetëse shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e saj ndaj gjithë komunitetit rom në Roskovec dhe ritheksoi se ajo do jetë pranë tyre për t’i zbutur problemet që ata hasin gjatë përditshmërisë.
Promovimi i rëndësisë së fuqizimit të komunitetit rom me qëllim nxitjen e përfshirjes sociale ishte ajo çka ky aktivitet synonte. Në përfundim të shfaqjes, Kryetarja e Bashkisë në shenjë respekti i dhuroi trupës së aktorëve simbolin e qytetit tonë, statujën “Vajza Myzeqare”.
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj
Të ngjashme mund të lexoni: