Përfaqësues të degës së PD Durrës i bëjnë thirrje qytetarëve që të shkojnë në protestë.
Kryetari i komanduar i degës lokale së Partisë Demokratike njëherazi deputet Oerd Bylykbashi nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook,ka bërë apel qytetarëve durrësak për të protestuar ditën e shtunë kundër Qeverisë Rama.
Të njëjtën mënyrë ka zgjedhur edhe deputja për qarkun Durrës Fatbadha Kadiu për t’i bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës.
E vaçanta në këtë organizim është edhe pjesëmarrja e ish-kryetarit të degës Osman Stafa.Burime nga përfaqësuesit e degës së Partisë Demokratike në Durrës bëjnë me dije se ka qënë vet Bylykbashi i cili ka ftuar Stafën të marrë pjesë në këtë organizim.
Postimi i Oerd Bylykbashit:
Mos pyet c’mund te beje vendi yt per ty, por cfare mund te besh ti per vendin tend! (JFK)
Neser, me 27 janar, pyetja nuk eshte c’do te beje Opozita per ju. Pyetja per këdo eshte: c’do te besh ti per veten dhe familjen tende? Neser cdokush ka arsyen e tij per te protestuar kunder kesaj qeverie! Neser bashkohu me ne ne shesh kunder pushtetit arrogant!
Postimi i Fatbardha Kadiut:
Dua t’ju ftoj të gjithë qytetarët, të cilët në vetvete në një form apo në një tjetër protestojnë çdo ditë, që Më datë 27 Janar në emrat jo të përveçëm por në emër të jetës dhe lirisë, Të Protestojmë të Gjithë së Bashku!!
Postimi i Osman Stafës:
Eja edhe ti neser…
Unë do të jem pjesë e misionit Tim,
ti them ndal pushtetit të krimit,
apo ti them ndal vrasjes së shpresës,
ti them ndal arrogancës së pushtetit,
ti them ndal shumë gjërave që po vrasin të ardhmen tonë.
Të shpëtojmë bashkë demokracinë dhe vlerat e saj.
Për Lajm-shqip
Silvi Feimi