Përdhunoi 13-vjeçaren, Aliosha Emini hyn duke qeshur në gjyq
Përdhunoi 13-vjeçaren
Gjykata la në burg Aliosha Eminin të akuzuar për përdhunimin e 13 vjeçares B.Guri.
Ai akuzohet se përdhunoi 13-vjeçaren dhe tentoi trafikimin jashtë vendit për prostitucion motrën e saj, A. Guri, 19 vjeçe.
Aliosha Emini njihet si person me probleme mendore.
Siç duket në videon më poshtë, ai hyri duke qeshur në gjykatë.
Edhe pse akuzohet për “Trafikim të të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Emini, sipas dëshmisë së nënës së dy vajzave, vazhdimisht përndiqte vajzat e saj.
Dhe për këtë kishin bërë dhe disa herë kallëzim në polici.
Mirëpo, 49-vjeçari, pasi shoqërohej në komisariat, lihej sërish i lirë.
17.12.2017