Për të gjitha vajzat të cilat shfaqin pasiguri në lidhje me buzët e tyre të holla, ne ju tregojmë disa mënyra për t’i bërë buzët tuaja të duken më të plota dhe natyrale pa përdorur asnjë filler, por thjesht disa truke make up-i.
Disa nga truket për buzët më të plota:
Përdor furçën e dhëmbëve
Furça e dhëmbëve bën të mundur rritjen e buzëve, nxit qarkullimin duke ju dhënë një ngjyrë të kuqe dhe pa i lyer me buzëkuq.
Korrektori zhduk cepat e buzëve
Vendosja e concealer apo e korrektorit në buzë dhe përhapja e saj në vijën e sipërme dhe të poshtme të buzës, do ta bëjë buzën të duket më e madhe sidomos kur aplikon një buzëkuq të ndezur.
Vendos shkëlqyes në mes të buzës
Vendos një shkëlqyes apo një ngjyre të ngjashme me buzëkuqin që do përdorësh në mes të buzëve për të theksuar më shumë trashësinë e buzës. Produktet e shkëlqyeshme japin më shumë dritë dhe e bën buzën të duket më e plotë.
Tejkalo vijën e buzëve
Edhe pse e dimë që buzët e plota të Kylie-t nuk janë natyrale ose nuk janë si pasojë e make up-it, gjithsesi nuk ka dyshim që ajo përdor laps për ta bërë buzën të duket më e plotë. Nëse dëshironi ta provoni, përdorni një laps buzësh me ngjyrë të ngjashme me buzëkuqin ose përdor vetëm lapsin. Më pas vendos korrektor për të fshehur vijën e buzëve të tua.
Shmang buzëkuqet e errëta
Vendosja e një buzëkuqi ‘nude’ apo një roze të lehtë nuk është thjesht trend,- ato i bëjnë buzët të duken më të mëdha në mënyrë natyrale. Ngjyrat e errëta rrafshojnë pamjen e gojës.
Përdor 2 ngjyra ‘nude’
Aplikoje një ngjyrë në të gjithë buzën, ndërsa ngjyrën tjetër më të lehtë vetëm në mes të buzëve. Nëse buzën e lartë e ke më të plotë dhe të poshtmen më të hollë, atëherë apliko ngjyrën më të lehtë në të gjithë buzën.
Pas aplikimit të buzëkuqit, vendos korrektor
Aplikimi i korrektorit duhet bërë jashtë vijës së buzëve dhe për këtë përdorni një furçë të hollë. Nuk do ta besoni se sa më në pah do të dalë buzëkuqi dhe buza më e plotë.
Zbutësi i buzëve
Së fundmi, zbutësi i buzëve ose labello është një zgjidhje e duhur. Buzët bien më shumë në sy, shkëlqejnë dhe qëndrojnë më të buta.
www.lajm-shqip.com