Për zbardhjen e ngjarjes së mbrëmshme në Fier rreth atentatit me telekomandë policia po punon fortë. Burimet e informacionit pranë grupit hetimor thonë se “laku” për ngjarjen e rëndë po ngushtohet.
Për atentatin me telekomandë policia ngushton ‘lakun’…
Hetimi është përqëndruar tek dosjet gjyqësore. I plagosuri 38 vjeçar E.M ka patur disa gjyqe për çertifikim pronash. Këtu është përqëndruar hetimi i deri tanishëm. Po studiohen dosjet dhe dinamika gjyqësore që ka kaluar i plagosuri.
Rreth orës 22.55′ ditën e djeshme 38 vjeçarit iu vu tritol me telekomandë në automjet. Sapo ai ndezi automjetin shpertheu lënda plasëse me telekomandë.
Ngjarja tronditi të gjithë lagjen ku u ekzekutua shpërthimi.

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj