Penne Arabiata
Nje recete me makarona nga Brooklyn ne New York. Eshte shume e shijshme dhe e thjeshte per tu pergatitur. Ju befte mire.
Përbërësit
- ½ e filxhanit vaj ulliri
- 6 thelba të grirë hudhër
- 1 lugë caji biber nga speci i kuq
- 1 kanace domate të prera në forma të vogla katrore me hudhër dhe vaj ulliri
- ½ e filaxhinit, sos domatesh
- 1 tufë baziliku të freskët dhe të prerë
- 1 pako makarona pene
- 2 vezë
- 2 filxhana prezlla
- 1 lugë caji hudhër pluhur
- 1 lugë caji kripë
- 1 lugë caji biber
- 450 gr gjoks pule të prerë
Udhëzimet
- Ngrohni ¼ e filxhanit vaj ulliri në një tigan të madh, në temperaturë mesatare. Shtoje hudhrën dhe përzijini së bashku për disa minuta. Shtoje brenda edhe biberin e specit të kuq dhe përzijini për një minut. Derdhini brenda edhe kancane e domateve katrore dhe sosin e domateve dhe shtoje edhe bazilikun. Zieji për 20 minuta dhe përziji herë pas here.
- Ndërkohë, merr një tenxhere të madhe me ujë të zier dhe pak të kriposur, shtoji makaronat penne dhe zieji për 8 minuta, ose pak më shumë. Kulloji.
- Në një pjatë tundi vezët me pirun. Vendosi prezllat në një pjatë tjetër, ndamas. Në pjatën ku janë prezllat shtoji dhe përziji së bashku edhe hudhërën pluhur dhe kripërn e biberin. Lyeji copat e pulës në vezë dhe pastaj shtypi tek pjata ku janë prezllat dhe të tjerat, derisa të mbulohen komplet.
- Vajn e ullirit të mbetur, nxeje në një tigan në temperaturë mesatare. Fërgoje pulën rreth 5 minuta nga secila anë, ose deri sa shtresa e sipërme të merr ngjyrë të mirë, kafe.
- Larogje pulëm dhe preje në copa të vogla. Vendosi copat e pulës në tiganin ku është pregatitur sosi dhe fërgoji për 10 minuta. Derdhi brenda edhe makaronat e ziera dhe fërogi për edhe pak minuta për ta thither shijen, dhe pastaj servoji
Burimi: Kuzhina Shqiptare
01.10.2013