Pedagogu i Arielës, Erlis Hereni flet në lidhje me vrasjen e 21 vjeçares.
Ai shprehet se është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare ajo që ndodhi ditën e djeshme dhe duhet ndërhyrë menjëherë.
“Në momentin që bëmë intervistën, Ariela duhet të ishte në mësim, në sallën 307 duke ndjekur leksionin, lëndën e Procedurës Civile, e cila është lënda që thotë se mosmarrëveshjet midis njerëzve, nuk zgjidhen në asnjë vend tjetër përveçse në gjykatë” shprehet Hereni për “Report tv”.
Pedagogu: Ariela duhet të ishte në mësim duke ndjekur leksionin
Pedagogu pranon se është një ironi e hidhur kjo që ka ndodhur dhe një kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare.
“Ka nevojë për ndërhyrje emergjente që nga arsimi fillor deri në atë parauniversitar”.
Pedagogu thotë gjithashtu se është edhe një problem tjetër që duhet zgjidhur, denoncimi dhe turpi për të denoncuar.
22.01.2018