Shpërthen me replikë të ashpër kryebashkia Zamira Rami pas një statusi të deputetit të PD-së për qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu.
Të ngjashme mund të lexoni:
Më parë ka qënë deputeti Shehu që ka shkruar në profiling e tij në F/B:
“Bashkia e Gjirokastrës dhe kryetarja e saj, të shohin edhe jashtë zyrave”.
Ky status i Shehut i referohet pasojave të përmbytjeve të dhjetori në Zhulat dhe problemeve të rrëshqitjeve të fundit në lagjet Puntori e Cfakë të qytetit.
“Banorët e Zhulatit janë krejt të izoluar. Palokastra rrezikohet. Askush nuk po jep alarmin. Ndërsa për pallatin në rrezik kërkohen vendime radikale”, shkruan Shehu.
Në statusin e deputetit Shehu të opozitës, bie në sy tendenca e tij për ta lënë peshën e rëndesës së përgjegjësivee tek bashkia, jo tek qeveria në mazhorancë.
Me sa duket, qëndrim i pabalancuar i deputetit të vetëm të PDSH në qark. Ka qënë nxitja që vetëm pak çaste më pas të vijë reagimi i ashpër kryebashkiakes së LSI-së.
“Sqarim i detyruar ndaj përpjekjeve për të përbaltur punën e Bashkisë Gjirokastër”, kështu e nis replika e Znj Zamira Rami në profiling zyrtar të bashkisë në F/B.
Ndërkohë, reagimin e Shehut për situatën e vështirë, Rami e konsideron “të vonuar deri një muaj e gjysëm” dhe në “mungesë të plotë informacioni”.
Në respekt të komunitetit, shkruhet në profilin zytar të Bashkisë Gjirokastër, na duhet të sqarojmë se falë masave të marra situatat janë përballuar me sukses të plotë.
“Angazhimi rreth 300 punonjësve dhe makinerive, situata emergjente e krijuar nga reshjet e pazakonta të datës 1 dhe 2 Dhjetor u përballua me sukses. Nuk patëm asnjë humbje të jetëve njerëzore. U kryen dhjetëra operacione shpëtimi, evakuimi dhe largimit të ujit nga banesat e bizneset”, shkruhet në profilin e bashkisë.

Informacioni për problematikat, theksohet në reagim, është dhënë në kohë reale.
Ndërsa specialistët dhe kryetarja Zamira Rami kanë qenë disa herë në Zhulat.
Për rrugën e Zhulatit, nuk ka zgjidhje provizore dhe këtë përfundim të specialistëve të bashkisë e konfirmoi edhe ekipi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe F.SH.ZH-së.
Ndërkohë, për situatën e rreziqeve në lagjet “Cfakë” dhe “Punëtori”, bashkia Gjirokastër, ka nxjerrë vendimet që ka në kompetencë për evakuimin e banorëve.
Hapat e mëtejshëm varen nga rekomandimet e shërbimit gjeologjik pas përfundimit të studimeve të plota të grupit të specialistëve, vazhdon reagimi i bashkisë.
“Për 30 familjet, 20 në lagjen “Punëtori” dhe 10 në “Cfakë”, bashkia Gjirokastër ka vënë në dispozicion konviktin e shkollës pedagogjike. Morrëm përsipër pagesën për 6 muaj të strehimit provizor të familjeve deri në përfundim të masave mbrojtëse”, reagon bashkia.
Do të vazhdojmë të jemi në shërbim të komunitetit, duke përmbushur në kohë dhe me përkushtim detyrave tona funksionale, përfundon replika.
Për Lajm-shqip
Engjëll Serjani