PD shpall mosbindjen: nga e enjtja bllokohen të gjitha rrugët. Ndërkohë që të shtunën është shpallur manifestimi i madh para kryeministrisë, protestat nisin më herët.
PD ka vendosur me krerët e saj në rrethe që të enjten do të bllokohen të gjitha akset kombëtare rrugore.
Lulzim Basha mbodhi në selinë blu grupin parlamentar dhe strukturat e opozitës për të ngritur njerëzit.
PD shpall mosbindjen: nga e enjtja bllokohen të gjitha rrugët
Protestat do të vijnë shkallë-shkallë nga qytetet e vogla, tek bashkitë e mëdha.
E për të përfunduar të shtunën para Kryeministrisë. Protestën të shtunën nuk do ta organizojë PD-ja por shoqëria civile.
Opozita thjesht do ta mbështesë. A do të jetë ajo një 21 janar i dytë?

Për Lajm-shqip
Ylli Pata