Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»OPOZITA»PD-ja synon të zgjedhë kryetarin e…
PD-ja synon të zgjedhë kryetarin e...

PD-ja synon të zgjedhë kryetarin e…

8 vite më parë Komento

Përplasjet
damian gjiknuri kqz lajm-shqipNdërkombëtarët ndërhynë në zgjidhjen e krizës për rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në ditën e djeshme ishte paralajmëruar mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve për çështjen e 18 kandidatëve për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kryekomisioneri Ilir Rusmali kishte paralajmëruar një takim për çështjen e KQZ-së, përpara se socialistët të linin mbledhjen, për shkak se nuk do të pranonin asnjë votim ligji me shumicë të cilësuar të votave, pa u zgjidhur më parë çështja e Fierit. Kur të gjithë prisnin shqyrtimin e kandidaturave për kreun e KQZ-së, në ambientet e Kuvendit është parë zv.ambasadori i OSBE-së, Dan Redford. Në korridorin ku ndodhet zyra e Komisionit të Ligjeve, Redford ka biseduar për më shumë se 10 minuta me kryekomisionierin Ilir Rusmali. Kjo bisedë është zhvilluar në prani edhe të dy deputetëve Viktor Gumi dhe Fatos Hoxha. “Ata nuk po vijnë të realizojnë procedurën për zgjedhjen e kreut të KQZ-së”, mësohet t’i ketë thënë Rusmali, zv.ambasadorit të OSBE-së. Rusmali më pas të tërë energjinë e tij e ka shkarkuar kundër opozitës, duke e akuzuar për moszbatim të afateve kohore të parashikuara në Kodin Zgjedhor. Porse mësohet se Redford i kërkoi Rusmalit që kjo çështje të zgjidhet sa më parë. Si PD-ja, ashtu edhe PS-ja shprehen se kanë qenë në pritje të zhvillimit të mbledhjes së komisionit, duke ia hedhur fajin njëra-tjetrës.
Reagimi i PS-së
Pas dështimit të mbledhjes, nga selia e PS-së, sekretari për çështjet zgjedhore ka mbajtur një qëndrim zyrtar të opozitës. Ai denoncoi atë që e cilësoi si skenar antiligjor të mazhorancës për të uzurpuar KQZ-në. “Mazhoranca qeverisëse po e fillon zbatimin e Kodit Zgjedhor me shkelje dhe njëanshmëri. Sipas një skenari të parapërgatitur dhe që filloi javën që shkoi në Kuvend, mazhoranca po shkel me dashje dhe pa asnjë justifikim ligjin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të KQZ-së. Ndërkohë, pa asnjë justifikim ligjor nuk votoi në seancën që shkoi kandidatët për anëtarë të KQZ-së, megjithëse procesi i përzgjedhjes së tyre kishte përfunduar me konsensus. Kodi Zgjedhor përcakton qartë që zgjedhja e kryetarit të KQZ-së bëhet pas përfundimit të zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së”, tha Gjiknuri. Sipas tij, Kodi Zgjedhor përcakton qartë që kandidatët për kryetar të KQZ-së shqyrtohen nga Kuvendi në përputhje me rregulloren e Kuvendit, e cila mandaton qartë Komisionin e Ligjeve për t’u njohur me kandidatët dhe për t’i thërritur ata në seancë dëgjimore. “Të gjithë partnerët ndërkombëtarë po kërkojnë me zë të qartë që procesi i përzgjedhjes së kryetarit të KQZ-së të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Instrumentet ligjore janë në dispozicion dhe ligji i ka përcaktuar qartë. Nevojitet vetëm vullnet politik nga ana e mazhorancës”, theksoi Gjiknuri.
Qëndrimi i Berishës
Pas qëndrimit të PS-së, nëpërmjet kreut të PD-së, Sali Berisha, erdhi edhe reagimi i mazhorancës. “Sot, opozita kërkon ‘hearing’ (seancë dëgjimore) për kandidaturat, për kryetar të KQZ-së. Një e drejtë e plotë e tyre, por jo me dy standarde. Ata kërkojnë ‘hearing’ për kryetar të KQZ-së dhe nuk pranojnë ‘hearing’ për kandidaturat për anëtarë të komisionit. A ka më absurde! Nëse do që të ushtrosh të drejtën e dëgjimit, nuk mund t’ia mohosh palës tjetër ta ushtrojë edhe ajo, këtë të drejtë. Nxjerr Tahirin dhe thotë se Berisha nuk po respekton, por çfarë?! Këta e konsiderojnë shumicën si etërit e tyre, kulakët. Si mund të kërkosh ‘hearing’ për katër vetë dhe jo për të gjithë?! Parlamenti ka të drejtën e dëgjimit, por ata e refuzojnë këtë për të tjerët dhe e kërkojnë vetëm për këta të katërt. Se këta janë të deklasuarit, sipas tyre. Tani sërish do të kërkojë pazare”, tha Berisha. Më tej, Kryeministri theksoi se “dy standarde janë fyese! Ne nuk imponojmë dy standarde. Besojmë se zoti Rama do të përcaktohet për një standard. Nëse do t’i kalojë kandidaturat me ‘hearing’, në rregull, t’i kalojë. Nëse do t’i kalojë pa ‘hearing’, le t’i kalojë. Ai ka zëvendësuar çdo sens ligjor, me pazaret. Ligji është kontrata, i cili bashkon të gjitha palët. Por zoti Rama merr mendjen e njerëzve, të cilët u futën në universitet dhe ngelën në vit të parë, katër vjet rresht”.
 

dan redford lajm-shqipRedford – Zv.ambasadori i OSBE-së, Dan Redford, ka qenë dje në selinë e Kryesisë së Kuvendit. Ai është takuar me kryekomisionerin Rusmali. Biseda mes tyre u fokusua te ngërçi i KQZ-së
18 konkurrentë – Për kreun e KQZ-së kanë depozituar emrat 18 konkurrentë, drejtues të institucioneve të ndryshme shtetërore
4 emra – PD-ja, nga 18 emrat, ka përzgjedhur 4 kandidatë të saj për kreun e KQZ-së: Lleshi, Mustafaj, Reka dhe Xhaferllari
OSBE-ja kërkon zgjidhjen e ngërçit të rikompozimit të KQZ-së, PS-PD akuzojnë njëra-tjetrën. Zv.ambasadori i OSBE-së, takim me Rusmalin

02.10.2012
Burimi: Gazeta Shqip

damian gjiknuri dan redford komisioni qendror i zgjedhjeve kqz lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme live lajme nga opozita lajme nga politika lajme politike lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te fundit lajme te fundit nga bota lajme te ndryshme lajme te reja lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmetefundit lajmetshqip lajmevip lajmi lajmi fundit lajmi i fundit lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmifundit.com lajmishqip lajmshqip levizja socialiste per integrim opozita OSBE Partia partia demokratike partia socialiste pd politika politike ps qeveria sali berisha shqip www. www.njoftime.eu 8 vite më parë
admin
Etiketime damian gjiknuri dan redford komisioni qendror i zgjedhjeve kqz lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme live lajme nga opozita lajme nga politika lajme politike lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te fundit lajme te fundit nga bota lajme te ndryshme lajme te reja lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmetefundit lajmetshqip lajmevip lajmi lajmi fundit lajmi i fundit lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmifundit.com lajmishqip lajmshqip levizja socialiste per integrim opozita OSBE Partia partia demokratike partia socialiste pd politika politike ps qeveria sali berisha shqip www. www.njoftime.eu
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Nafta bruto “njollos” ankandin e METE-s

Pasardhëse

Skandali. Ministria e Mbrojtjes shiti 20…

Të Ngjashme

“Blof” i Sali Berishës me referendumin,…

admin 8 vite më parë
Hapja e negociatave, Vlahutin: Mos kërkoni t’u ‘bien petulla nga qielli’

Hapja e negociatave, Vlahutin: Mos kërkoni t’u ‘bien petulla nga qielli’

admin 3 vite më parë

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive…

admin 7 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com