PD: ‘Djegia e automjetit të nën kryetarit të bashkisë Mallakastër është e … Tre ditë më parë automjeti i nën kryetarit të bashkisë Hajredin Seianaj u shkrumbua nga zjarri. Ishte ora 00.01 e pas mesnatës.
Në garazhin pranë banesës makina u dogj.
PD: ‘Djegia e automjetit të nën kryetarit të bashkisë Mallakastër është e …
Serjanaj mban dhe postin politik. Ai është dhe nën kryetar i PD-së në bashkinë Mallakastër. Në njoftimin zyrtar u tha se ishte një shkëndijë elektrike që shkaktoi dëmin. Por për PD-në faktet flasin ndryshe.

Enkelejd Alibeaj reagon duke thënë se policia e qarkut Fier mbulon ngjarjen. Po sipas tij ngjarja është e qëllimshme dhe autorin policia e njeh. Nën kryetari i bashkisë në Mallakastër njihet si një burrë dhe drejtues i qetë.
Ai nuk ka pasur dhe ka konflikte me askënd në zonën ku banon. Ngjarja ka tre ditë që ka ndodhur. Asnjë autor apo motiv nuk është zbuluar.
PD-ja e klasifikon ngjarje për presion politik. Gjithsesi përtej c’ka prononcohet PD-ja në Ballsh, shumë zëra qarkullojnë se zjarri ka qenë i qëllimshmëm dhe jo shkëndijë elektrike.
Për lajm-shqip:
Vladimir Muçaj
26.08.2018