Korça mbetet një ndër destinacionet më të preferuara për turistët por jo vetëm. I gjithë qytetit gumëzhin nga dhjetëra turistë, kryesisht në fundjavë. Pazari i Korçës mbetet destinacioni kryesor e mrekullia që mahnit në çdo kohë vizitorët.
Investimet madhore përgjatë viteve të fundit e kanë kthyer Korçën në një qytet model.
Pazari i Korçës mbetet një bukuri e veçantë për këtë qytet. Ruajtja e arkitekturës dhe kombinimi i gjithçkaje e bën zonën më të frekuentuar.
Kjo e dielë është pushtuar nga vizitorët.

Pazari i Korçës është pa dyshim mrekullia që mahnit në çdo kohë vizitorët.
Të gjitha lokalet e përqëndruara në këtë zonë janë të tej mbushura.
Ashtu sikurse thonë edhe vetë turistët, ky pazar është mrekullia e këtij qyteti.
Ruajtja e traditës dhe e veçanta mbetet edhe tek emrat e lokaleve në zonën e pazarit. Gjithçka është e bukur. Ndërsa çdo ditë shtohen vizitorët.
Nëse dikush vjen për të vizituar Korçën, ndalesa e parë është pikërisht pazari i vjetër.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj