Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»EKONOMI»‘Patton Boggs’: Ja si u privatizua “Albpetrol”
‘Patton Boggs’: Ja si u privatizua “Albpetrol”

‘Patton Boggs’: Ja si u privatizua “Albpetrol”

9 vite më parë Komento

david farber patton boggs lajm-shqipNë një intervistë dhënë për “Voice of America”, David Farber, përfaqësuesi i “Patton Boggs”, kompania amerikane që konsultoi shtetin shqiptar për shitjen e “Albpetrol”, sqaron ecurinë e tenderit dhe standardet që u morën parasysh për përcaktimin e fituesit. Ndërsa analizon garuesit, konsulenti nënvizon se kompania fituese “Vetro Energy” i kishte të gjitha kartat në rregull për koncesionin e “Albpetrol”. Duke u ndalur te situata financiare e “Vetro Energy”, Farber nënvizon se konsorciumi ka të drejtën të mbajë të rezervuara burimet e veta financiare dhe se si garanci për to, do të vlejë kushti i kontratës që parashikon ngrirjen pa të drejtë kthimi të 20 % të vlerës së faturës së koncesionit. Sipas konsulentit, kjo shumë do të ngrihet automatikisht në çastin e nisjes së negociatave mes “Vetro Energy” dhe Ministrisë së Energjetikës, negociata që sipas tij pritet të nisin së shpejti, pavarësisht se ende nuk është caktuar një datë.

Zoti Farber faleminderit për këtë intervistë. “Albpetrol” është një nga pasuritë më të rëndësishme që Shqipëria po privatizon, të paktën nga vlera monetare. A mund të na sqaroni fillimisht rolin që luajti firma juaj në këtë proces?

“Patton Boggs”, së bashku me partnerët tanë në Tiranë, studion e njohur ligjore “Zaka-Kosta”, shërbyen si këshilltarë të Ministrisë së Energjetikës për privatizimin e “Albpetrolit”. Ky angazhim filloi para disa vitesh. Na u desh kohë e gjatë të vijmë deri këtu, por sot jam i kënaqur që jemi në këtë fazë të projektit. Pra ne kemi shërbyer si këshilltarë së bashku me partnerin tonë lokal “Zaka-Kosta”.

A ishte firma juaj ajo që bëri vlerësimin e gjithë ofertave, duke i klasifikuar ato? Dhe si e bëtë ju renditjen?

“Patton Boggs” në partneritet me firmën “Zaka-Kosta” bënë vlerësimin e ofertave. Siç e dini periudha e paraqitjes së ofertave u hap më 6 ose 7 shtator dhe ne menjëherë filluam vlerësimin e tyre. Ofertat, me një përjashtim të vetëm, kishin paraqitur dokumente të shumta dhe kishim materiale të bollshme financiare për të vlerësuar. Firmat e interesuara paraqitën planin e biznesit 5-vjeçar, ne bëmë vlerësimin e tyre, i vlerësuam ofertat për nga kriteret teknike, në se i plotësonin ato apo jo, dhe pastaj vlerësuam çdo ofertë në tërësi. Patëm 6 oferta, bëmë vlerësimin për secilën prej tyre. Kriteret si pjesë e procesit të tenderimit, ishin bërë të njohura që në fillim, që kur u shpall privatizimi. Që atëherë u përcaktua se si do të bëhej vlerësimi dhe klasifikimi i çdo elementi të procesit të privatizimit. Bazuar në këtë proces, vlerësuam çdo ofertë dhe raportin përfundimtar ia dërguam Ministrisë Shqiptare me rekomandimin tonë. Dy ndër elementët kryesorë vlerësues ishin kriteret teknike, pra përvoja e firmave në shfrytëzimin e fushave të naftës dhe kriteret monetare, pra sa para do të ofronin ato. Po ashtu është. 
Le të ndalemi tek secila prej tyre. Me atë që dini ju, kur u krijua firma “YPO” dhe çfarë përvoje teknike sjell ajo, që e kualifikon mbi të tjerat?

Po keni të drejtë. Kriteret u ndanë në dy kategori kryesore, në atë financiare, që ishte thjesht shuma që do të ofronin. Kriteri financiar do merrte një vlerësim deri në 75 pikë. Do të ndalemi tek ana financiare më vonë, por le të flasim për aspektet teknike në fillim. Për anën teknike, pyetja juaj ishte përse u zgjodh “YPO”. Ne nuk vlerësuam firmën “YPO” më vete. Firma “YPO” është pjesë e një konsorciumi, ku bëjnë pjesë “Silk Road Equity”, dhe dy partnerët e tjerë, “Huddleston Energy” dhe “Home Creek Energy”. Ne e vlerësuam konsorciumin në tërësi dhe bazuar në kualifikimet e konsorciumit ishim në gjendje të vlerësonim përvojën, aftësitë teknike, si dhe aftësinë për të realizuar planin 5-vjeçar të biznesit. Në rastin e firmës “Vetro”, ajo që ishte e veçantë për të, është se oferta e tyre mbështetej edhe nga një bankë investuese ndërkombëtare “BNP Paribas”, me përvojë të gjatë në sektorin e energjetikës.

Cili është roli i kësaj banke? A e këshillon ajo firmën YPO?

Nuk e di në se ajo këshillon firmën “YPO” ose jo, por ajo këshillon konsorciumin “Vetro”, pra këtu kemi një kombinim të dy elementëve kryesorë të konsorciumit, “SiklkRoad YPO” dhe “Huddleston e Home Creek” nga njëra anë dhe bankën investuese që është këshilltare e tyre, nga ana tjetër, që ne na u paraqit si pjesë e ofertës. Ne analizuam këtë përvojë dhe i kërkuam, jo vetëm “Vetro”-s, por të gjitha firmave që paraqitën oferta, të na japin hollësi të shumta nga përvojat e së kaluarës, në shfrytëzimin e naftës dhe gazit si dhe në tregtimin e tyre. Të gjitha firmat e interesuara, jo vetëm “Vetro”, na paraqitën projekte konkrete që kanë kryer, fusha nafte që kanë shfrytëzuar. E morëm këtë informacion nga të gjitha firmat. Pastaj bëmë punën tonë për të kontrolluar me sa mundëm informacionin. Verifikuam një pjesë të mirë të tij, dhe kjo na çoi në klasifikimin e firmave nga ana teknike. Dua të theksoj se vlerësimi teknik, nuk kishte të bënte thjesht me aftësinë për të drejtuar një biznes të caktuar, apo për planin 5- vjeçar të biznesit, por edhe për çështje të tjera, si për shembull për ato mjedisore, shëndetësore të sigurimit teknik, të punësimit e të tjera. Edhe një pyetje e fundit për aspektet teknike.
A është e saktë të thuhet se dy firmat, “Huddleston Energy” dhe “Home Creek Energy”,janë dy firmat kryesore të konsorciumit për shfrytëzimin e fushave të naftës në Shqipëri?

Po ato janë qendra e ekspertizës teknike. Të dyja ato kanë përvojë të gjatë dhe secila prej tyre këshillon konsorciumin “Vetro”.

Cili është roli i firmës “Silk Road Equity”?

Ajo është partnere me firmën “YPO” dhe së bashku janë pronare të konsorciumit “Vetro”.
“Silk Road” nuk është e specializuar në energjetikë, a do të jetë roli i saj më shumë në aspektet financiare të konsorciumit?

Nuk më kujtohen hollësitë e përvojës së tyre në sektorin energjitik, për momentin nuk më kujtohen, por pa dyshim ata do të ofrojnë një pjesë të mbështetjes financiare.
Ju thatë se aspektet financiare morën deri në 75 pikë. Një ndër kriteret kryesore ishte përzgjedhja e atij që paguante më shumë. Dhe oferta më e lartë ishte rreth 1,1 miliard dollarë ose 850 milionë euro. Dhe ata duhet t’ia paguajnë këtë në kesh qeverisë shqiptare në mbarim të negociatave.
 A i kanë ata këto para?
Çdo gjë që kemi parë deri tani na jep të kuptojmë se ky nuk do të jetë problem. Por çështja këtu është se si kanë ndërmend ata ta financojnë këtë marrëveshje, pra nëse i kanë paratë në dorë, apo do t’i marrin hua. Kjo varet krejtësisht prej tyre.

Nga ajo që dini ju, a i kanë ata paratë në banka dhe do t’ia transferojnë qeverisë shqiptare?

Nuk mund të hyj në hollësi për mundësitë financiare. Unë e kam studiuar gjendjen e tyre financiare, por nuk dua të hyj aty.

Apo do t’i sigurojnë me hua? Sepse këtu ka dy zgjidhje, ose i kanë paratë, ose do t’i sigurojnë diku?
 Pra nga do të vijnë 850 milionë eurot?
Si konsulent i ministrisë, nuk dua të shpreh hamendje se çfarë synimesh ka konsorciumi. Nuk e di, sepse është punë e tyre se si do të vendosin, se si do ta financojnë marrëveshjen. Pra, nëse do t’i marrin paratë borxh, do t’i gjejnë paratë në ndonjë mënyrë tjetër, apo do t’i marrin nga llogaria e tyre bankare. Kjo do të varet nga konsorciumi dhe nuk është çështje e ministrisë.

Por ju si konsulent i ministrisë duhet të jeni në gjendje të thoni se ata janë të aftë t’i gjejnë paratë, bazuar në atë që ju keni parë, apo jo?

Mos harroni se procesi funksionon kështu: Për t’u kualifikuar për të bërë një ofertë, jo vetëm për “Vetron”, por edhe për të tjerët, duhet të depozitosh një garanci në formë parash. Qëllimi i këtyre parave është pikërisht ky, që të mund të kemi firma serioze në tryezë, pra jo firma që thjesht thonë se janë në gjendje të paguajnë e që në fakt nuk janë. Me shpalljen e konsorciumit si fitues, që u bë javën e kaluar, kërkesa për këtë garanci dyfishohet dhe bëhet 20 për qind. Këtu flitet për shumë para.

Pra, rreth 200 milionë dollarë, që duhet të depozitohen në një bankë.

Fjala tani është 170 milion euro, pra 20 për qind, që do të ofrohen nga një bankë si garanci e pakthyeshme, që ne mund t’i kërkojmë në çdo kohë për të mbështetur realizimin e procesit. Ne besojmë se kjo do të ndodhë shpejt, përndryshe procesi nuk do të shkojë përpara. Më lejoni të shtojë se këtu flitet për një sasi shumë të madhe parash që dikush i depoziton si garanci e pakthyeshme dhe kështu duhet të funksionojë procesi.

A është kjo e njëjta bankë ku është depozituar edhe 10 përqindëshi i parë, “The American Charter Bank”?

Ne parashikojmë që garancia prej 20 për qind do të jetë nga një bankë tjetër.

Pra, nëse negociatat nuk realizohen, konsorciumi humbet 170 milionë euro. Por si mund t’i humbasë ai kur nuk i ka këto para?
Këtu është edhe i gjithë qëllimi që banka vendos një garanci të pakthyeshme. Pjesë e procesit është garantimi që hollësitë e ofertave të mbahen konfidenciale dhe ne e respektojmë këtë. Ajo që ne dimë është se kjo duhet të jetë një garanci e parevokueshme nga një bankë e madhe dhe këtë presim.

Sa pritet të zgjasin negociatat?

Ne ende nuk i kemi datat e sakta, por sigurisht ne dëshirojmë që ato të fillojnë menjëherë. Varet se kur do ta njoftojë këtë konsorciumi dhe me ta njoftuar negociatat do të fillojnë.
12.10.2012
Burimi: Balkanweb

albpetrol balkanweb balkanweb.com ballkanweb david farber ekonomi ekonomia ekonomia ne krize ekonomia ne shqiperi ekonomia shqiptare gazetat gazetat shqiptare home creek energy huddleston energy kriza ekonomike krize ekonomike lajm lajm i fundit lajm shqip lajm-shqip lajme lajme ekonomie lajme ekonomike lajme live lajme nga ekonomia lajme nga ekonomia shqiptare lajme nga shqiperia lajme nga vendi lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te fundit lajme te ndryshme lajme te reja lajme te reja nga vendi lajme vendi lajmeshqip lajmeshqiptare lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga vendi lajmet me te fundit nga shqiperia lajmet ne shqiperi lajmet shqip lajmet sot lajmetefundit lajmetshqip lajmi lajmi fundit lajmi i fundit lajmi i fundit ne shqiperi lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmifundit.com lajmishqip lajmshqip Ministria e Financave patton boggs shqip Shqiperia te fundit nga ekonomia te fundit nga vendi te reja nga ekonomia te reja nga ekonomia shqiptare tirane vetro energy vetro silkroad equity voice of america www www.njoftime.eu ypo ypo holdings 9 vite më parë
admin
Etiketime albpetrol balkanweb balkanweb.com ballkanweb david farber ekonomi ekonomia ekonomia ne krize ekonomia ne shqiperi ekonomia shqiptare gazetat gazetat shqiptare home creek energy huddleston energy kriza ekonomike krize ekonomike lajm lajm i fundit lajm shqip lajm-shqip lajme lajme ekonomie lajme ekonomike lajme live lajme nga ekonomia lajme nga ekonomia shqiptare lajme nga shqiperia lajme nga vendi lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te fundit lajme te ndryshme lajme te reja lajme te reja nga vendi lajme vendi lajmeshqip lajmeshqiptare lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit ne shqiperi lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga vendi lajmet me te fundit nga shqiperia lajmet ne shqiperi lajmet shqip lajmet sot lajmetefundit lajmetshqip lajmi lajmi fundit lajmi i fundit lajmi i fundit ne shqiperi lajmi i fundit shqip lajmifundit lajmifundit.com lajmishqip lajmshqip Ministria e Financave patton boggs shqip Shqiperia te fundit nga ekonomia te fundit nga vendi te reja nga ekonomia te reja nga ekonomia shqiptare tirane vetro energy vetro silkroad equity voice of america www www.njoftime.eu ypo ypo holdings
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Zbulohet planeti prej diamanti

Pasardhëse

Debati mes kandidatëve për nënpresident mjaft i nxehtë

Të Ngjashme

Ahmetaj: Do të formalizojmë ekonominë dhe do të rrisim…

admin 4 vite më parë
Një lajm i mirë vjen nga Banka e Shqipërisë…Euro filloi kurbën e ngritjes…

Një lajm i mirë vjen nga Banka e Shqipërisë…Euro filloi kurbën e ngritjes…

admin 3 vite më parë
Industria e naftës në kolaps. ‘Ari i zi’,… po i rrënon çdo ditë shqiptarët!

Industria e naftës në kolaps. ‘Ari i zi’,… po i rrënon çdo ditë shqiptarët!

Editor Lajm 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com