Pas rastit të dyshimtë të golit të Patrick Cutrone, sulmuesi i ri ka reaguar pas akuzave se ka shënuar me bërryl ndaj Lacios. Lojtari ka shpërndarë një foto në rrjetin social “Instagram” ku shpjegon situatën dhe mohon realizimin e golit qëllimisht me dorë.
Reagon Patrick Cutrone pas akuzës se shënoi me dorë ndaj Strakoshës
Kam parë imazhet e golit dhe në një moment adrenaline dhe instinkti kisha ndjesinë se e godita topin në mënyrë të rregullt.
Do doja të thosha se gjesti im nuk ishte i qëllimshëm dhe më vjen keq që ndershmëria ime po vihet në dyshim”, është shprehur sulmuesi i Milanit.

29.01.2018