Përbërësit: 6 patate mesatare
– 100 gr shqeme e bajame të grira
– 80 gr rrush i thatë
– 4 lugë vaj ulliri
– 1 qepë e grirë hollë
– 2 thelpinj hudhër të grirë hollë
– 3 domate
– 1 lugëz kumin
– 1 lugëz shafran
– 2 speca djegës të prerë në feta të holla
– 90 gr kos
– 250 ml ujë
– kripë sipas dëshirës
Përbërësit:
Piqini patatet në furrë derisa të zbruhen. Pritini në dysh dhe gërmojini duke ua hequr tulin. Tulin shtypeni në një tas dhe shtoni fruta të thatë, rrush të thatë dhe speca djegës. Përziejini mirë dhe mbushini patatet me këtë gatesë. Nxehni vajin në një tigan të madh dhe fërgoni qepën e hudhrën derisa të bëhen transparente. Shtoni domatet, erëzat dhe vërini në zjarr të ulët derisa vaji të jetë mpiksur. Shtoni kos, ujë e kripë dhe piqini për 5 minuta. Shtoni edhe patatet dhe ziejini për 5 minuta. Shërbejini të nxehta.
Byrekë të vegjël të mbushur me mish
(Kimadopita) Përbërësit:
1/2 mish i grirë viçi,
pak vaj,
1 qepë e thatë,
1/2 gotë verë e bardhë e thartë.
1 domate e grirë,
pak kanellë,
1 filxhan çaji
djathë graviera
petë të gatshme të holla
gjalpë ose vaj për lyerjen e petëve.
Përgatitja:
Në një tenxhere vëmë pak vaj dhe skuqim qepën, shtojmë mishin dhe kanellën (mund të shtojmë piper të zi e pak kripë). E skuqim mirë mishin deri sa ta pijë të gjithë ujin. E shuajmë me verën e bardhë dhe e lëmë në zjarr të ngadaltë, shtojmë domaten e grirë dhe vazhdon të zihen bashkë.
Kur kanë pirë të gjithë ujin, e heqim tenxheren në anë dhe shtojmë djathin e grirë. Hapim një petë e presim në shirita të hollë dhe i lyejmë me një penel me gjalpë,në çdo shirit vendosim pak nga mbushja me mish, i mbyllim mirë nga fillimi për të mos dalë mbushja dhe i rrotullojmë në forme rolli, i vendosim me tepsi me letër për mos u ngjitur. I pjekim në 170 gradë deri sa të jenë skuqur mirë sipër.
04.07.2013
Burimi: Living