Një shtetas turk u arrestua rreth orës 21:00 në Rinas, ndërsa bashkëshortja e tij u ndalua dhe po hetohet në gjendje të lirë.
Të ngjashme mund të lexoni:
•Sekretet e Kretës: Athina tërhiqet nga varianti i vjetër, Shqipëria fiton
•Priten kontrolle në shtëpitë e ministrave. Tension në kabinetin Rama
•Bisedimet në Kretë, lejohet lëvizja e lirë e çamëve në Greqi
Sipas policisë, me 3 fëmijët e tyre,turqit u kapën duke tentuar të kalojnë kufirin me pasaporta serbe të falsifikuara.
Burime nga departamenti kufirit dhe emigracionit pohojnë se ata janë Mehmet dhe Nuriye Adigüzel. Policia është duke verifikuar se si ata kanë mundur të sigurojnë pasaportat serbe .
Ndaj çiftit rëndojnë akuzat për : “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u bllokuan 5 pasaporta serbe të falsifikuara dhe një sasi eurosh.
Ky është rasti i dytë kur shtetas turq kapen me pasaporta të falsifikuara, siç ishte rasti profesorit turk Muhamed Aydogmus kapur në Durrës. Ai kërkohet nga prokuroria e Stambollit si pjesë e organizatës FETO të Gylenit.
Gjykata e Durrësit vendosi ndaj Muhamed masën e sigurisë së detyrim paraqitjes, më vonë Apeli vendosi “arrest me burg”, por turku ishte zhdukur nga kampi i refugjatëve në Babrru, ku u dërgua nga autoritet për tu strehuar.
Burimi: SYRI.net