Pas ujit të pijshëm, në fshat rikonstruktohet shkolla nëntëvjeçare.
Dy gëzime afër e afër për banorët e fshatit Shalës, në Bashkinë e Cërrikut.
Ndërsa u janë dashur të presin 20 vjet, uji i pishëm, tashmë rrjedh në çezmat e fshatit.
Ishte investim i Bashkisë. Kjo e fundit ka “përuruar” edhe një gëzim tjetër për ta. Sapo ka përfunduar rikonstruksioni i shkollës nëntëvjeçare.
Godina, e ndërtuar para 40 vjetësh, nuk kishte njohur as ndërrimin e një tjegulle. Është bërë i mundur ndryshimi 100% i pamjes së godinës.
Pas ujit të pijshëm, në fshat rikonstruktohet shkolla nëntëvjeçare
I tërë fondi i dhënë nga pushteti vendor, por atribut i tatimpaguesvëe të kësaj Bashkie.
Të gjitha mjediset e jashtme të kësaj shkolle, tashmë kanë pamje tjetër.
Ndërhyrje edhe në komoditetin e mjedisve të brendëshme. Tashmë, për 200 nxënësit e kësaj shkolle, ka të tjera kushte për të mësuar.
Për lajm-shqip:
Alfrida Danushi
26.02.2018