Pas përmbytjes, banorët dhe bizneset apelojnë për ndihmë
Pas përmbytjes, bizneset apelojnë për ndihmë
Përmbytjet janë larguar totalisht tashmë por, banorët e fshatrave që u prekën nga to, janë duke vuajtur pasojat.
Midis familjeve që u prekën, pati shumë biznese, të cilat u dëmtuan në mënyrë të konsiderushme.
Një prej tyre është dhe familja Kondaj, e cila prej 20 vitesh merret me biznesin e bimëve medicinale.
Valentina shprehet se dëmi qe pësuan ishte i konsiderushëm dhe shumë bimë u prekën nga përmbytjet.
“Nga 2015 nuk morëm asnjë dëmshpërblim, shpresojmë të marrim tani ” shprehet ajo.
Ajo shton se pavarësisht dëmeve, këtë herë ishte sa gjysma sasia e bimësisë së dëmtuar.
“Këtë herë edhe pse lumi ishte më i rrëmbyeshëm, u paralajmëruam dhe arritëm të shpëtonim goxha produkt fale paralajmërimeve”.
E dëmtuara nga përmbytjet shprehet se edhe nëse nuk marrin dëmshpërblim, të sistemohet njëherë e mirë argjinatura që mos të dalë më lumi.
Ndërkohë që, ashtu si ky biznes, ka dhe të tjerë në fushën e bujqësisë, të cilët janë prekur dhe presin komision për dëmshpërblimet.
Uji tashmë është tërhequr totalisht nga cdo parcelë, ndërkohë që, zgjidhja përfundimtare është kërkesa e çdo banori.
Për Lajm Shqip
Enrik Mehmeti