Partizani shkatërron Lushnjën në transfertë, Laçi fundos Vllazninë
Partizani ka marrë një fitore të pastër 0-3, në transfertën ndaj skuadrës së fundit të renditjes, Lushnjës.
Partizani shkatërron Lushnjën
Vllaznia nuk ka arritur të marrë fitoren e tretë radhazi, në po kaq ndeshje në ‘Loro Boriçi’, teksa i është dorëzuar Laçit.
Shkodranët kaluan në avantazh shumë shpejt me anë të mesfushorit Edon Hasani, në minutën e 5′.
Gjithsesi, skuadra e Mezanit nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 44′, me anë të sulmuesit kryesor Reginaldo.
Në pjesën e dytë shkodranët shtuan presionin dhe u hodhën në sulm, në kërkim të golit të fitores.
Nga ana tjetër, Laçjanët dilnin me kundërsulme të shpejta dhe në një të tillë gjetën golin e fitores, shënuar nga Redi Lushkja.
03.12.2017