Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Parlamenti britanik sulmon BE-në për anëtarësimin e Shqipërisë
Parlamenti britanik sulmon BE-në për anëtarësimin e Shqipërisë
Parlamenti britanik sulmon BE-në për anëtarësimin e Shqipërisë

Parlamenti britanik sulmon BE-në për anëtarësimin e Shqipërisë

4 vite më parë Komento

Zbulohet raporti i Dhomës së Lordëve të Britanisë së Madhe, kundër BE-së për të bllokuar procesin për anëtarësimin të Ballkanit.

Të ngjashme mund të lexoni:• Brexit mund t’i kushtojë Britanisë së Madhe 50 miliard dollarë

• Brexit në prag, anglezët, rekord aplikimesh për pasaporta irlandeze

• Britania: Hakerat rusë kanë ndikuar në rezultatin e…

Situata e Ballkanit dhe ngecja dhe tejzgjatja për anëtarësimin e shteteve të këtij rajoni të brishtë, ka enë motivi.

Ballkani, i cilësuar dikur si “fuçi baruti” ka qenë tema  e diskutimit. Është zhvilluar ndërmjet përfaqësuesve së Dhomës së Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ka qenë pikërisht komisoni për Marrëdhëniet Ndërkombëtare i Dhomës së Lartë të Parlamentit Britanik, promotori “akuzues”. Ai ka publikuar këto ditë një raport me titull: “Mbretëria e Bashkuar dhe e ardhmja e Ballkanit Përendimor”.  I tejzgjatur ky proces.  Lodhja shihet si një rrezik për stabilitetin e Ballkanit. Ai gjendet nën monitorimin e Ariut të Bardhë (Rusisë). Por gjendet edhe nën ndikime të tjera, si Kina apo Turqia.

“Është shqetësuese se mbështetja për anëtarësimin në BE në Ballkanin Perëndimor është dobësuar. Deklaratat e figurave të larta në BE, si Presidenti i Komisionit që shtyjnë pranimin, nuk janë të dobishme. Kjo nuk është në interesat e Mbretërisë së Bashkuar. Anëtarësimi në BE është rruga më e besueshme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo, për të arritur sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin.  Mbretëria e Bashkuar, pas Brexit duhet të vazhdojë me gjithë zemër, për të mbështetur ambiciet e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Kështu thuhet në pikën 60 të këtij raporti.

Britania e Madhe është jashtë BE-së.

Tashmë e pagëzuar me emrin “BREXIT”, ky shtet duket se nuk heq dorë nga roli dhe vendimet që BE-ja do të marrë për Ballkanin. Të gjithë  po presim me padurim,  për të marrë një dritë jeshile nga KE-ja.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet e mirëpozicionuar, për të promovuar vlerat dhe standardet institucionale. Këtë e kërkon anëtarësimi në BE. Kjo duhet të bëhet në bashkëpunim me BE-në dhe në mënyrë bilaterale. Qeveria nuk duhet të lejojë që largimi nga BE të paraqitet si refuzim i këtyre vlerave dhe standardeve. Është e rëndësishme që Britania e Madhe dhe BE-ja të mos të lejojnë më zvarritje. Pse të luhet kundër njëri-tjetrit nga aktorët lokalë, që kanë axhenda të ndryshme nga kjo e jona?”, thuhet më tej në rezolutë.

Në këtë dokument theksohet gjithashtu se  “Megjithatë, ka shqetësime të mëdha. Arritjet drejt qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, kërcënohen të humben. Kjo, derisa vendet e rajonit po rrëshqasin drejt udhëheqjeve autoritare, politikave nacionaliste dhe ‘kapjes’ së shtetit. Kjo po përkeqësohet nga një mosgatishmëri nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Një ndër objektivat për të sfiduar këto tendenca edhe nga krimi i organizuar dhe korrupsioni endemik në rajon”.

Edhe pse jashtë Unionit, Britania mbetet një shtet kampion për aderimet e reja.

Pikërisht kjo shprehje në rezolutë e miratuar duket se krijon një përplasje jo të vogël me presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Junker. Ai në një intervistë fundit dhënë për Deutsche Welle, bëri të qartë se deri në  vitin 2019, nuk do të ketë vendime të rëndësishme për zgjerimin.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë që të kenë një perspektivë për anëtarësim në BE. Kjo nuk do të ndodhë gjatë kohës sa jam unë president i Komisionit Evropian. Por tani duhet të vihen piketat. Ndërsa këto vende duhet të bëjnë reformat e duhura dhe sa më parë”, tha Junker në intervistën e tij.

Kjo ‘bllokadë’ po kundërshtohet dhe nga Bullgaria, shteti që ka presidencën e radhës së BE-së. Qeveria bullgare ka parashikuar një samit të vendeve të Ballkanit Përendimor më 17 maj të këtij viti. Vetë Britania e Madhe do të jetë organizatorja e takimit të pestë të shteteve të përfshira në procesin e Berlinit. Një takim i tillë, i nisur që në vitin 2014 nga Gjermania, tregon se ajo mbetet e vendosur për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Përendimor për t’u anëtarësuar në BE. Kështu ajo sikur është duke “shlyer” edhe gabimet e konferencës së Ambasadorëve në Londrës në vitin 1913.

Për Lajm-Shqip
Ylli Pata

12.01.2018

 

anetaresim ballkan be bllokon Britania e Madhe Mbreteria e Bashkuar vende 4 vite më parë
Administrator
Etiketime anetaresim ballkan be bllokon Britania e Madhe Mbreteria e Bashkuar vende
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Mësimi nga jeta e përditshme, ja sa kohë mund të kurseni në 1 minutë

Pasardhëse

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në Durrës, falenderim për Forcat e…

Të Ngjashme

Jo vetëm në Shqipëri, qindra studentë francezë protestojnë në gjunjë për…

Jo vetëm në Shqipëri, qindra studentë francezë protestojnë në gjunjë për…

Erjona Keta 3 vite më parë
Video/ Policia shkul 250 rrënjë mandarina, fermerja shpërthen në lot …

Video/ Policia shkul 250 rrënjë mandarina, fermerja shpërthen në lot …

admin 3 vite më parë
Në këtë vend turistik gomerët përdoren si taksi, aktivistët vënë alarmin …

Në këtë vend turistik gomerët përdoren si taksi, aktivistët vënë alarmin …

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com