Kuvendi pritet të zhvillojë sot në parlament një seancë të zjarrtë ku opozita ka përgatitur një strategji të qartë sulmuese. Dje Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar të PD, ku njoftoi se demokratët do të jenë në Kuvend dhe se Partia Demokratike po përgatitet për luftë ndaj kryeministrit Edi Rama.
Parlament: opozita përgatitet për luftë me Ramën…

Por shtoi se seanca nuk do të jetë normale, duke nënkuptuar me këtë një seancë të trazuar dhe me përplasje.
Në rendin e ditës së seancës plenare është parashikuar që të diskutohet mbi një sërë projektligjesh.
Por, opozita pritet ta kanalizojë debatin në çështjen e TVSH për biznesin e vogël dhe lirimin e të arrestuarve që u ndaluan pas protestës, e cila u zhvillua dy javë më parë në Kalimash, për tarifën e Rrugës së Kombit.
Për lajm-shqip:
Ylli Pata
12.04.2018
Të ngjashme mund të lexoni: