Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, një destinacion ideal për në fundjavë
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është një destinacion ideal për në fundjavë.
Një grup vizitorësh, të udhëhequr nga Klubi “Discover-Albania”, me 21 persona kryesisht të rinj janë ngjitur këtu që nga Tirana.
Të apasionuar pas aventurës dhe ecjes në natyrë, zhvilluan një guidë në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”.
Ngjitja e vështirë udhëhiqej për tërë grupin alpin nga drejtues dhe përfaqësues të ADZM, Elbasan.
Grupi i turistëve alpnistë vizitoi Qendrën e Informacionit, ku u informuan mbi vlerat natyrore të këtij parku kombëtar.
Janë zona të Mbrojtura nga institucione shtetrore dhe më pas vazhduan guidën e tyre për në majën e Kallkanit.
Vështirësitë e motit jo të qëndrueshëm, me pak reshje shiu e bore nuk përbëjnë problem për vizitorët.
Përkundrazi, ata mbetën të mahnitur nga bukuritë natyrore në lartësitë e zonës.
Janë pyje të mrekullueshëm, kullota alpine, brezi i gjelbër, si dhe pllaja, tashmë të mbuluara nga bora.
Për Lajm Shqip
Alfrida Danushi