Një motoçikletë ka shpërthyer përpara ndërtesës së atasheut ushtarak jordanez në Paris, mëngjesin e kësaj të mërkure.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Jordanisë.
Shpërthimi u shkaktoi dëme të vogla automjeteve parkuara para ndërtesës, njoftoi zëdhënësi.
Ai shtoi se ambasadori jordanez në Paris u sigurua që i gjithë stafi të ishte i sigurt, dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Ministria franceze ka konfirmuar më vonë incidentin, duke shtuar se shkaku i shpërthimit është ende i paqartë.
04.10.2017
Burimi: Syri.net