Vendi ynë vijon nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin.
Kushtet atmosferike do të përmirësohen dukshëm në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës.
Ndërsa me reshje të pakta shiu e dëbore mbeten zonat Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në zonat malore deri në 14°C bregdeti.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Elona Tereziu
23.01.2019