Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në zonat Veriore dhe Qendrore. Ndërsa Jugu paraqitet me alternime kthjellimesh e vranësira të shpeshta.
Parashikimi i motit për ditën e sotme, e hënë 17 dhjetor 2018
Pasditja do të zhvendosë vranësirat dhe reshjet e pakta në zonat Jugore. Pjesa tjetër e territorit do të kalojë gradualisht në kushtet e motit të kthjellët.
Në mbrëmje, reshjet largohen nga zonat Juglindore duke bërë që në vend të dominojë mot kryesisht i kthjellët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin rënie të ndjeshme me 4-5°C gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremumet termike ditore të luhaten nga -2 në 13°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi verior-verilindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Elsa Kepi
17.12.2018
Të ngjashme mund të lexoni: