Parandaloni plakjen e parakohshme duke përdorur Vitamina C. Kjo vitaminë është një antioksidues tepër i fuqishëm që parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës si pasojë e rrezeve të diellit dhe ndotjes së ajrit.
Ajo depërton thellë në sipërfaqen e lëkurës dhe vepron për neutralizimin e radikaleve të lira, që janë toksike për qelizat e lëkurës. Ajo gjithashtu stimulon përtëritjen qelizore dhe sintetizmin e kolagjenit.
Përfitimet e dukshme janë lëkurë më e shndritshme, zbehje të rrudhave dhe vijave, rritja e elasticitetit.
Vitamina C është një anti-inflamator i fuqishëm. Kjo vitaminë mund të ndihmojë personat që vuajnë nga aknet dhe skuqja e fytyrës (rosacea).
Parandaloni plakjen e parakohshme duke përdorur vitaminën C. Por kush duhet ta përdorë?
Mosha ideale do të ishte që në fillimet e të 20-ave, megjithatë të gjitha moshat mund të përfitojnë nga përdorimi i produkteve kozmetike që e përmbajnë këtë vitaminë.
Nëse doni të parandaloni shfaqjen e parakohshme të rrudhave apo shenjave të tjera në lëkurë, filloni të përdorni produkte të pasura me vitaminë C.
