Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»LAJMI I FUNDIT»Nga Mentor Kikia: Para drejtësisë, duhet bërë vettingu i partive
Nga Mentor Kikia: Para drejtësisë, duhet bërë vettingu i partive
Nga Mentor Kikia: Para drejtësisë, duhet bërë vettingu i partive

Nga Mentor Kikia: Para drejtësisë, duhet bërë vettingu i partive

4 vite më parë Komento

Vettingu i partive është kauza më kryesore që duhet bërë para drejtësisë.

Ka patur gjithmonë një pyetje në Shqipëri.  Përse ne kemi institucionet më të korruptuara në Europë, përse korrupsioni është një fenomen kaq brutal dhe kaq flagrant në Shqipëri?

A jemi ne një rracë njerëzore ndryshe nga të tjerët?  Padyshim që jo.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Vettingu në burgje: mbi 130 punonjës me dënime penale
  • Ulsi Manja, replikë me Donald Lu: Peshqit s’kapen me fushata

Para drejtësisë, duhet bërë vettingu i partive

Korrupsioni ekziston në çdo shoqëri, në çdo sistem, e çdo regjim.

Në Shqipëri ai është shumë më flagrant, për një arsye shumë të thjeshtë dhe shumë madhore njëkohësisht.

Ne kemi të korruptuar deri në palcë sistemin politik.  Dhe ka qenë ky sistem që ka prodhuar të gjitha hallkat e pushtetit, përfshirë edhe atë të drejtësisë.

Për pasojë korrupsioni është përhapur si virus e tashmë ka infektuar të tërë trupin e shoqërisë.

Politika është e korruptuar për shkak se ajo ushqehet nga paratë e sipërmarrjes së ndershme, sipërmarrjes së korruptuar dhe sipërmarrjes kriminale.

Partitë nuk deklarojnë se ku i gjejnë paratë që mbahen në këmbë dhe ushqejnë makinerinë gjigande në fushata elektorale.

Në këtë drejtim ato janë ndërmarrjet më informale në Shqipëri.

Ato qarkullojnë në të zezë miliona Euro, ndërsa një biznes i vogël mund të ndëshkohet rëndë edhe për një faturë me vlerën 10 Euro të fshehur.

Mekanizmi është shumë i pastër.

Bizneset financojnë partitë dhe më pas i marrin mbrapsht paratë duke u toleruar në tendera e koncesione, duke bërë invazion fiskal, duke bërë kontrabandë.

Shkalla e lartë e korrupsionit që ka pushtuar sot çdo qelizë të këtij shteti prodhohet pikërisht nga kjo kastë njerëzish.

Ata që pasurohen në kurriz të shtetit dhe me këto para ushqejnë edhe politikën.

Çështja e financimit të partive u shtrua sërish sot në një tryezë diskutimi, e mbështetur nga Këshilli i Europës.

Ekspertët e huaj sygjeruan, që partitë të mos gënjejnë në raportimet financiare, ato ti marrin paratë e buxhetit pasi kanë zhvilluar fushatën.

Por më shumë se kaq, ata sygjeruan që të ketë një çmim reference për aktivitetet elektorale, mbi bazën e të cilave t’u llogariten kostot e fushatës në tërësi.

Eshtë pikërisht kjo që duhet bërë.

Në zgjedhjet e vitit 2009, dy organizata joqeveritare bënë pikërisht këtë gjë.

Monitoruan aktivitetet e partive dhe nxorrën kostot e përafërta.

Dhe ato tregonin shpenzime nga 10 deri në 15 herë më të larta nga sa deklaruan vetë partitë.

Ky monitorim nuk u mor në konsideratë nga asnjë institucion.  Sepse asnjë nuk dëshiron të ngatërrohet me paratë që furnizojnë politikën.

Pra mekanizmi mund të gjendet.

Pas një monitorimi të tillë, partitë duhet të vihen përballë detyrimit për të treguar se ku i gjetën paratë.

Pikërisht atë që po u bëhet sot njerëzve të drejtësisë nga Vettingu.

Kush nuk justifikon pronën që ka, është i korruptuar dhe ikën.  Kjo duhet bërë edhe me partitë.

Vetëm në këtë mënyrë politika do të shkëputet nga korrupsioni dhe inkriminimi masiv.

Korrupsioni buron pikërisht tek partitë, në qeverisje apo opozitë.

Nëse ai nuk luftohet atje, do të jetë e kotë të synohet në hallka të tjera.  Sepse këtu është qelbur burimi i ujit.

 

Për Lajm-Shqip

Mentor Kikia

07.02.2018

apple Drejtesise karrupsion partite Vettingu 4 vite më parë
admin
Etiketime apple Drejtesise karrupsion partite Vettingu
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro rrezikojnë skualifikimin nga Sanremo…

Pasardhëse

Memaliaj: Sherri mes dy kushërinjve përfundon në dhunë, njëri arrestohet…

Të Ngjashme

Hetimi i pasurisë, marrëveshje mes ministrisë…

admin 9 vite më parë
Ushtroi dhunë ndaj gruas, pse nuk i kishte bërë drekën!

Ushtroi dhunë ndaj gruas, pse nuk i kishte bërë drekën!

admin 3 vite më parë
Lidhet kryefamiljari, i grabisin kasafortën, maskat terrorizojnë Durrësin…

Lidhet kryefamiljari, i grabisin kasafortën, maskat terrorizojnë Durrësin…

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com