U kap me 800 mijë euro dhe dy pantenta të Saimir Tahirit, biznemeni: Kjo është e vërteta
Të ngjashme mund të lexoni:
Një biznesmen nga Elbasani është ndalur nga Policia e Elbasanit me datë 1 Nëntor, pasi ai nuk i ishte bindur urdhrit të efektivëve.
Orest Lefteri u kap me 800 mijë euro dhe dy pantenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ai ka rrëfyer në polici se paratë ishin të babait të tij për një pagesë. Në lidhje me dy patentat e Tahirit, biznesmeni ka thënë se i kishte harruar shoferi i tij, që ishte mik me të.
Në dëshminë e zbardhur, biznesmeni ka rrëfyer:
Paratë ishin të babait tim për një pagesë për blerje hekuri në Elbasan. Ndërsa për sa iu përket patentave në emrin e ish-ministrit, ato i harroi shoferi i tij, që është mik i imi. Ne lëvizim shpesh bashkë.
Burimi: JOQ
03.11.2017