Panik pas përfundimit të ndeshjes në Korçë, ndërkohë që trajnerët ishin duke dhënë konferencat e tyre të zakonshme për shtyp, te dhoma e Laçit, vrapojnë të gjithë.
Madje edhe stafi mjekësor i Skënderbeut.
Mësohet se këtë panik pas përfundimit të ndeshjes e ka krijuar gjendja shëndetësore e sulmuesit të kurbinasve, Rexhinaldo.
Sulmuesi në fjalë kishte luajtur me temperaturë dhe pak pas ndeshjes pati dridhje dhe ethe të forta.
Por pas ndërhyrjes së stafeve mjekësore është qetësuar dhe ka udhëtuar bashkë me ekipin në drejtim të Laçit.
Gjithçka nisi me shqetësimin e ekipit dhe stafit mjekësor kurbinas. Ndërsa në krahun tjetër është kërkuar edhe asistenca e stafit mjekësor të Skënderbeut.
Rexhinaldo pati pengesë në frymëmarrje dhe dridhje të trupit.
Ndoshta ka qënë kjo ajo që i ka shqetësuar mjaft drejtuesit dhe bashkëlojtarët e ekipit kurbinas. Situata është qetësuar menjëherë dhe nuk ka qënë e nevojshme transportimi i tij drejt spitalit rajonal të Korçës.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj