Paloka bojë Ramës/ Kryemadhi: Kryeministër “rrugaç”, bullizon deputetët…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shprehur hapur mbështetjen e saj për kolegun e Partise Demokratike, Edi Paloka.
Ky i fundit, hodhi bojë mbi kryeministrin Edi Rama, në seancën e sotme parlamentare.
Kryemadhi e quajti të arsyeshëm veprimin e Palokës pasi të gjithë jemi njerëz, por që fatkeqësisht udhëhiqemi nga një kryeministër “rrugaç”.
Ndërkohë, kryetarja e LSI-së hodhi akuza për bullizëm në emër të kryeministrit.
“Sigurisht që vjen një moment që të gjithë jemi njerëzorë, të gjithë kemi momentet tona të emocioneve por është e disata herë që kryeministri rrugaç ka bullizuar shqiptarë që i krahason me organet gjenitale, bullizon deputetët, anëtarë e parlamentit dhe ministrat e tij.
Ka pasur Shqipëria në 27 vite tranzicion kryeministra por kurrë nuk kemi pasur kryeministër qesharak që krijon incidente të tilla, papërgjegjshmëri dhe mbi të gjitha një deficencë mendore”, deklaroi Kryemadhi.
Ajo shkoi më tej kur tha se të gjithë zyrtarët publik duhet t’i nënshtrohen analizave për gjendjen mendore.
Duhet t’i bëjmë një propozim parlamentit që të gjithë ata që marrin poste drejtuese duhet të bëjnë analizën psikike dhe klinike të çdo drejtuesit që ka një post shtetëror që nuk përfaqëson veten e tij por qytetarët”, mbylli fjalën e saj Kryemadhi.
Erjona Keta
14.02.2019