Pas atyre të Tiranës thahen dhe ato të autostradës së Vlorës. Palmat e vendosura në hyrje dalje të rrugës në Novoselë dhe Panaja, një investim me mijra euro, tashmë nuk ekzistojnë më.
Të ngjashme mund të lexoni:
Në autostradën Tiranë-Durrës palma janë hequr.
Ndërkohë që në këto pika “gërmadhat” e pemëve të thara gjenden të thyera. Duke bër të kundërtën e misionit për të cilin janë vendosur. Në vend të pamjes së bukur, ato japin një imazh të trishtë në gjëndjen ku gjenden. Sipas burimeve nga njësia administrative, pritet heqja e tyre muajin e ardhshëm nga ana e shërbimeve publike. Përsa i përket dëmit të shkaktuar askush nuk përgjigjet për të.
Për Lajm Shqip
Enrik Mehmeti