Meta-Berisha. Takimi që mund të rrëzojë paktin Rama-Tsipras.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur sot Sali Berishën, paraardhësin më të vjetër në Presidencë.
Meta-Berisha, takimi që mund të rrëzojë paktin Rama-Tsipras
Meta do të konsultohet me ish-liderin e PD-së për paktin Rama-Tsipras për ndarjen e kufirit detar.
Berisha e ka pranuar ftesën, por s’janë dhënë detaje për orën e takimit.
Meta u takua dje me dy paraardhës së tij, Bamir Topin dhe Bujar Nishanin.
Konsultimet nisën pasi Bushati i ka kërkuar zyrtarisht presidentit, plotfuqishmërinë e tij.
Ky akt duhet për avancimin e negociatave Tiranë-Athinë për kufirin detar.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që marrëveshja nuk mund të bëhet pa lejen e kreut të shtetit.
Ylli Pata
15.02.2018